“Më parë kthehem veteran i UÇK-së”, Haradinaj vijë të kuqe koalicionit me LVV-në

(Lajm i përditësuar)
“Votomni mua , do ta uli çmimin e energjisë”, Haradinaj i bindur se qeveria do të udhëhiqet nga opozita
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj në RTV21 u i bindur se qeveria do të udhëheq opozita.
“Shpresoj të jem unë, i them qytetarit, votom mu që ta ulim çmimin e energjisë, nuk vjen në shprehje me u rrit çmimi i energjisë”, tha ai duke shtuar se do të dyfishoj pagat e po ashtu do të ketë zhvillim ekonomik.
“S’do të ketë student që do të mbetet pa bursë në këtë vend e as pa çerdhe”, tha ai.
“Më parë kthehem veteran i UÇK-së”, Haradinaj vijë të kuqe koalicionit me LVV-në
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj në RTV21 tha se i ka vënë vi të kuqe qeverisë Kurti 3.
“Në asnjë ofertë në asnjë situatë nuk bëhem pjesë e çfarëdo pazari politik …ma mirë kthehm veteran i UÇK-së me bashkëluftetarët se sa me i bo një hakmarrje kaq të keqe Kosovës se është krim me mbështet një qeveri që s’është mirë me Amerikën, pra që është mirë me armiqët tonë , nuk e bëj këtë.”, tha Haradinaj
“Për veti e paska pas”, Haradinaj i pëgjigjet Konjufcës për deklaratën se si qeveriset Kosova
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i është përgjigjur Glauk Konjufës nga VV-ja lidhur me deklaratën e tij se ështëçështje e Kosovës se a do të qeverisë me shqiptarizëm apo me Beogradin.
“Për veti e paska pas a ” , tha Haradinaj.
“Nuk mundesh me qenë me shqiptarizëm e jo në linjë me Amerikën “, tha ai.
Haradinaj tregon planin për energjinë
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj në RTV21 u zotua se do ta rikthejë Contour Globalin por tha se nuk mund të premtojë se do ta realizojë centralin me qymyr.
“E kam një plan por nuk mund të them më herët…partneritet publiko- privat edhe për energjinë do të aplikohet.
“Ua ka nxi jetën”, Haradinaj fajëson Kurtin për gjendjen e punëtorëve të sektorit privat
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj në RTV21 akuzoi qeverinë Kurti se i kanë shkatuar pasoja punëtorëve të sektorit privat. Sipas Haradinajt qeveria ka ushtruar presion mbi biznesve.
“Duke ua nxi jetën sipërmarrësve, ata s’mundet me a bë jetën e lumtur punëtorëve të vet”, tha Haradinaj.
Ai tha se qytetarët e Kosovës të cilët po emigrojnë në Evropë punojnë në sektorin privat por që shteti atje u ka dhënë mundësi që t’i mbajnë mirë punëtorët.
“Ky i joni {Kurti} i mbyt privatët, i detyron me i qit njerëzit prej punës, psh vetëm çka i ka bërë Devollit…”, tha ai.
Sipas Haradinaj sektori privat është i traumatizuar nga Kurti.
Haradinaj teksa premton autostradën e dytë për Mitrovicë, akuzon Kurtin se i humbi “180 milionë euro” të BE-së
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj në RTV21 kritikoi gjuhën e kryeminsitrit Albin Kurti në fushatën elektorale.
Po ashtu përmendi edhe mos përfundimin e autostradave, duke thënë se për pesë vjet nuk ka arritur që ta rregullojë asnjë kilometër.
“Na i ka humb 180 milionë të BE-së”, tha Haradinaj.
Ai premtoi se nëse vjen në pushtet do të kenë autostradë prej Prizrenit në Mitrovicë.
“Mitrovica ka më pasë autostradën e dytë , se kjo që kalon nëpër kryeqytet nuk është as e garantuar”, tha ai.
Haradinaj në RTV21 premtoi se nëse vjen në pushtet do të bëjë dyfishimin e pagave në Kosovë .
“Në sektorët e sigurisë ku përfshihën edhe doganat edhe gjyqësori edhe zjarrfiksat edhe emergjencat , pastaj policia , ushtria nëse duhet me u anëtarësu në NATO duhet investim 4% të bruto-produktit, pra jo 2% sa është sot, pra i bjen dyfishim “, tha ai.
Më tej Haradinaj sqaroi se një pjesë e projketve do të jenë të hapura për bashkëpunim me bizneset e Kosovës dhe diasporës , tha se do marrin hua e kredi.
Haradinaj fajëson Qeverinë Kurti për ikjen e të rinjëve nga Kosova
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj në RTV21 foli edhe për ikjen e të rinjëve nga Kosova.
Ai për këtë fajësoi qeverinë Kurti, duke thënë se në vit po dalin jashtë Kosovës 60- 70 mijë të rinj.
“Për katër vjet janë 100- 200 mijë që kanë dal, nëse ne do t’i kishim ndalë në Kosovë ata kishin nis jetë edhe do të ishin 100 mijë pjesëmarrës në ekeonomi, kur i humb 100 pjesëmarrës në ekonomi e zvogëlon ekeonominë.”, tha Haradinaj.
“Gjeneral me dy grada”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Po me sulmojnë me mshef hajninë
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në “Click” në RTV21 foli edhe për deklaratën e Donika Gërvallës e cila gjatë tubimit elektoral të VV-së e quajti atë gjeneral të vetshpallur.
Kur u pyet se pse nuk iu përgjigj ashpër asaj, HAradinaj tha se për të është i rëndësishëm se çka është më e rëndësishme për qytetarin
Ai foli për aktivitetin e tij në luftën e fundit në Kosovë, e këtë tha e po e bën për të ua sqaruar të rinjëve.
Haradiaj tha se ka marrë pjesë në beteja me ushtrinë serbe bashke me heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci.
Ai tha se gjatë luftës nuk i ka rënë kurrë as “pahiri me dalë jashtë vendit” .Shpejgoi se ka dy grada.
“Gradën e parë e kam nga UçK-ja, pra kam udhëhequr operacione të vështira të mëdha në luftë, jam shumë i respektuar prej njohësve ushtarak të luftës të palës së jashtme, nëse shkon në ushtrinë amerikane i pyet ata të asaj kohe janë jashtëzakonisht të fasionuar me sukseset e mija në luftë . E gradën e pa Gjeneral Brigade quhet,yllin e parë e kam nga UçK është më i dashuri për mu edhe i përjetshëm jam Gjeneral Brigade, yllin e dytë e kam nga NATO , vlerësimi i NATO-s për 50 grada që i kanë ndarë publikisht “, tha ai.
“Kryeprokurori më shumë sulmohet nga qeveri se sa nga krimi”, Haradinaj zotohet për mbështetje të prokurorisë
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj në RTV21 tha se kryeprokurori i Kosovës ka qenë më i sulmuar nga qeveritarëve se sa prej krimi.
“Në vende tjera qeveria mobilizohet për mbrojtjen e kryeprokurorit nga krimi, unë për shembull do të interesohem ta mbështesë prokurorinë me masa plotësuese të sigurisë…me ia dhënë fuqinë me sulmu krimin , korrupsionin, qoftë krime tjera qoftë qeveritare”, tha ai.
“Është hajni”, Haradinaj kërkon shpjegim nga qeveria për tenderat njëburimor
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj në RTV21 foli edhe për tenderat njëburimor të lëshuar nga qeveria e Kosovës.
Ai tha se një gjë e tillë nuk është ne rregull dhe kërkoi shpjegim nga qeveria.
“Po thuhet se janë 2000 tendera njëburimor, e tenderi një burimor jepet vetëm në tërmete në raste urgjente , nuk mundësh këtë procedurë emergjente me kthy në të zakonshme se është hajni”, tha Haradinaj.
“Ja u kam hjek çeben”, Haradinaj: Ka raport policor se Kurti është takuar me agjentë të intelegjencës serbe
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në “Click” në RTV21 u pyet edhe në lidhje me Albulena Haxhiun nga VV-ja e cila ka thënë se prokuoria e ka marrë në pyetje Haradinaj sa ka qenë kryeministër, ai e mohoi një gjë të tillë.
“Jo kanë ardhë për një kërkesë për lëndën e veteranëve, ajo e di dallimin është juriste, nëse je i akuzuar, nëse je dëshmitar apo palë, ju mund ta pyetni zotëri Elezin a ka ardhur për dëshmi timën apo ka ardhë për një materie që ka qenë në përgjegjësi të qeverisë”, tha ai.
Ai thotë se këto sulme ndaj tij po vijnë për shkak se “ua kam heq maskën , ja kam hjek çeben i kam nxjerr ashtu siç janë para qytetarëve, çebe është simbolika që e kanë identifiku Kurtin policia e Kosovës në një makinë me pjesëtarë tjerë dhe me agjendën kur ka shku te dy operativ të intelegjencës ushtarake serbe në Kosovë, në Klinë, kjo është e vërtetë le ta demanton ndonjëherë Kurti edhe me emra ka qenë edhe ka pasur raport policië atëherë”, tha Haradinaj.
Haradinaj e thotë me plot siguri: Qeveria Kurti e zhytur në korrupison
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në “Click” në RTV21 foli edhe për deklaratën e Donika Gërvallës e cila gjatë tubimit elektoral të VV-së e quajti atë gjeneral të vetshpallur.
Kur u pyet se pse nuk iu përgjigj ashpër asaj, Haradinaj tha se për të është i rëndësishëm se çka është më e rëndësishme për qytetarin.
“Unë i siguroj qytetarët e Kosovës se Qeveria Kurti ështtë e zhytyr në korrupison”, tha ai.
“Edhe serbët e veriut kanë me qenë ushtarë të FSK-së “, Haradinaj zotohet se do ta dërgojë FSK-në në veri
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në RTV21 kur u pyet se nësë bëhet kryeministër i Kosovës si do të arrië ta dërgojë FSK-në në veri.
Ai tha se një gjë e tillë bëhet duke u anëtarësuar Kosova në NATO.
” A ka vend në NATO që se kontrollon gjithë territorin e vet , unë po shoh pak ma kodre e na jo vetëm me çu ushtrinë ne veri, po edhe serbët e veriut kanë me qenë ushtarë të Kosovës se s’kanë rrugë tjetër”, tha ai duke krahasuar situatën në Maqedoni e Veriut, ku pjesë e ushtrisë atje janë shqiptarët.
Ai shtoi se nuk do të diskriminohet asnjë komunitet në Kosovë.
Haradinaj thotë se veriun s’ka pasë nevojë ta ruajnë policia, por të dëgjohen amerikanët
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj në RTV21, komentoi situatën në veri, duke iu përgjigjur deklaratave të pushtetit se atje kanë shtrirë sovranitetin, Haradinaj ngriti pyetje se a do të ishte me e sigurtë që Kosova të ishte pjesë e NATO-s nëse sipas tij do të zbatohej plani amerikan për veriun, apo që sipas tij policia me pushkë të gjata ta ruajnë veriun.
“Ajo që të ka ofru Amerika është tjetër, ta ka ofruar sigurimin e plotë, integrimin e plotë zhdukjen e të gjitha elementeve të Serbisë, zhvillimin ekonomik normal me shku me bo biznese normal jo me i ndjejt policia para biznesit me armë të gjata. Amerika ta ka ka dhënë listën e veprimeve për të hyrë në NATO. Unë i siguroj popullin se çka thojnë këta është mashtrim me qëllim se e kanë agjendën mos me i lanë .. vetëm fakti që vlerësohemi se sjemi në linjë me ta vërteton dëmin që i ka bërë ky njeri sigurisë në veri dhe situatës atje, se kur s’je në linjë me ta është zor me mbajt një përgjegjësi çfare ke drejt me i mbajt…duke mos qenë në linjë me ta Kurti u detyru me çu letër ..këta kanë bërë shkelje kushtetuese ligjore, po pse ka ardhë ka ardh për shkak të mosbesimit….është turp me të ardhë puna me çu atë letër pasi ke votu ligjet në parlamentin e Kosovës , ku në ligj thuhet se FSK mbron të gjithë territori dhe s’ka asnjë ndërhyrje në çfarë do përgjegjësie të ushtrisë”, tha Haradinaj.
“Për shkak të lidhjeve me Rusinë e Serbinë”, Haradinaj: Kurti e ka pasë planin, por s’ka dashtë ta anëtarësojë Kosovën në NATO
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj në “Click” në RTV21 duke folur për procesin e anëtaësimit të Kosovës ë NATO tha se ka pasur një opsion edhe më herët i cili iu është prezatuar edhe kryeministrit Albi Kurti
Ramush Haradinaj u shpreh se Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania e kanë lënë të hapur mundësinë për të na pranuar në NATO, të gjithë këtë proces e ka pasë në ofertë dhe jo vetëm me zgjidhë situatën në veri plotësisht me zhdukë çdo element të Serbisë në Kosovë, me bë një integrim të serbëve të Kosovës, me ia leju edhe atyre me marrë pjesë në jetën institucionale dhe politike dhe me e pasë këtë opsion që ka ekzistu në tavolinë.
“Pyetne Osmanin se a ka qenë kështu se ajo flet më lirshëm, Kurti gjithë këtë e ka dëmtuar , unë nga ana ime e kam provu me ru, por nuk kam mundur ta zbatojë se është ky , por në momentin që vjen qeveria e opozitës e kam të drejtën me thanë na falni për këto 4 vjet që na kanë shku ose 5 sa janë , ju lutem jam këtu i kem kry detyra t e shpisë po kërkojë me u rikthy kontrata me Amerikën e me NATO-n, tha i pari i AAK-së.
Ai tha se për veriun ka pasur plan të detajizuar për me t’i largojë të gjitha gjërat që janë në shpërputhje me Kushtetutën.
“Dyshimi im serioz është se Kurti të gjitha këto i ka bërë vetëm mos me hy në NATO, vetëm mos me u afru me Amerikën, dyshimi im serioz është se nuk i ka bërë vetëm për populizëm me shku me i marr fotot por këtij i ka pengu rezultati ky nuk ka dashtë që vendi me u anëtarësu në NATO për shkak të lidhjeve që i ka me Rusinë, me Serbinë agjendës unë e quaj staliniste . Kurti i ka pasur në tavolinë dy opsione, opsionin amerikan e zhduke çdo prezencë të Serbisë, me integru kretësisht veriun me qenë i qetë mos me pas nevojë për armë të gjata policia jonë “. tha Haradinaj
“Kjo do të bëhet”, Haradinaj thotë me siguri të plotë se ka garancë për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh se ka garancë, zotime për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Po, po, po edhe atë edhe më shumë se e them në studio. Qytetarët deri diku e kanë kuptu por këta që kanë përgjegjesi në Qeveri s’po e kuptojnë çka jam t’u fol, ka edhe shumë politikanë që nuk e dinë çka flas për NATO sepse nuk kanë akses, s’kanë info, nuk e njohin procesin, nuk e njohin temën. Shumica e tyre thonë se nuk hyhet në NATO për tre muaj. Se pari ata po e mohojnë se unë po punojë që 6 vjet për këtë pjesë pra që nga krijimi i ligjeve të ushtrisë”, u shpreh ai.
Ai tutje u shpreh se ekziston mundësia reale që brenda 90 ditëve me pasë planin aksional, kontratën për punët dhe angazhimet e ndërsjella që ndërmirrën me NATO-n, i përgatitur vetëm për Kosovën. Elementet e këtij plani sipas Haradinajt janë të identifikuara.
Haradinaj u shpreh se procesi i dytë nuk është i lehtë, pra ratifikimi.
“Procesi i dytë nuk është i lehtë është ratifikimi, duhet të ratifikohet edhe në vendet anëtare jonjohëse si Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania. Nuk po flet këtu një amater është kah flet një ish-kryetar Qeverie, është kah flet ai që është marr me krijimin e ushtrisë, është kah flet ai që e njeh këtë proces”, tha ai.
I pari i AAK-së u shpreh se kjo është arsyeja pse shkon në kongres dhe jo për një foto.
Haradinaj thotë se e ka formulën e suksesit
Ramush Haradinaj kandidat për kryeministër në radhët e koalicionit AAK-Nisma në zgjedhjet e 9 shkurtit u shpreh se e ka formulën e kthimit të partneritetit dhe bashkëpunimit me administratën amerikane.
“Unë e kam formulën si me hy në tavolinë të këta. Formula është me i zbatu obligimet që i ka marrë Kosova përfshirë edhe dialogun pra nëse e marrim marrëveshjen e 4 shtatorit për normalizimin ekonomik ne veç një pjesë prej tyre mundemi me i konsideru të zbatueshme, nëse e marrim planin franko-gjerman çdo gjë është e lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe çështjen e kishës por edhe atë e kemi të zgjidhur me ligjin për liritë fetare pra e kemi të gatshëm dhe mundemi me votu në parliament. Pra logjika ime është se unë i kam kry detyrat unë po du me u kalifiku si partner me ty z. president dhe amerikës se i kam kry detyrat tani po dua me hy në marrëdhënie po du me u konsideru i besueshëm po i du privilegjet e partnerit të besueshëm. Opsioni i parë është me gazin amerikan, në rrethinë të Ferizajt mund të ndërtohet centrali me gaz për dy vjet. Pra po duam me hy në NATO, mundemi me hy në Ëashington por duhet të jemi serioz…” u shpreh Haradinaj për emisionin “Click” në RTV21.
“Me të Kosova nuk është në linjë me Amerikën”, Haradinaj godet ashpër Kurtin
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj foli edhe për porositë dhe bindjet e aleanëtve nga vizita në SHBA. Ai për emisionin debatues “Click” u shpreh se ka marr vlerësime negative për shtetitn duke thënë se ata e kanë krijuar bindjen se me kryeministrin Kurti dhe Qeverinë “Kosova nuk është në një linjë me Amerikën”
“Fati ynë është i lidhur me Amerikën. Por, vlerësimi i të gjithë bashkëbiseduesve ishte se “Kosova nuk është në linjë me Amerikën” për shkak të politikave të kryeministrit ose të kësaj Qeverie dhe kjo është e rëndë kur thuhet “nuk je në linje me ne” dhe kanë vërtetë shqetësime serioze për drejtimin që ka marrë Kosova”, tha ai.
Ai gjatë intervistës në RTV21 Haradinaj u shpreh se edhe në Depertament të Shtetit, në Pentagon, edhe në Kongres, edhe në Senat edhe me emisarin e special të presidentit Trump është e njëjta situatë ka mbrri si me thënë bindja ose vlerësimi se Kosova ka një kurs të gabuar se kryeministri dhe Qeveria nuk janë në linjë më SHBA-në dhe se shprehin dyshime që nuk janë në interes të Kosovës.
“S’do të marrim mbrojtje falas”, Haradinaj alarmon , flet për rrezikun e tërhejqes se KFOR-it amerikan
Kreu i AAK-së tregoi edhe për shqetësimet pas takimit me emisarin special të Trump, Grenellin.
“Kemi të bëjmë më një koncept tani vendimmarrës me Amerikë me efekte tektonike, ata vendosin ose këndej ose andej, “Nuk je në linjë me ta” dhe ju kushton si rasti tonë i cili na ju kushtojmë atyre në sigurinë tonë pra na ruajën ushtarët amerikanë në veri dhe në gjithë kufirin me Serbinë e kjo mund të jetë çështje e hapur se nëse nuk je në linjë me ta pse me na kushtu ne dhe pse me të mbrojët ty. Kjo është një situatë ndryshe nga e kaluara duhet ta kuptojë edhe qytetari i Kosovës se nuk do të ketë përfitime nga Amerika pa qenë në kurs me ta dhe pa e dëshmu se nuk bëjmë veprime pa koordinmin me ta”, u shpreh Haradinaj.
Haradinaj tutje u shpreh se SHBA në aspektin e sigurisë nuk do ta mbështesë askënd që nuk është në linjë me të duke përfshirë edhe Kosovën.
“Çështja e angazhimeve të sigurisë së SHBA-ve është e lidhur me faktin se a je që linjë me ne. Pra nuk do ta mbështesin askënd që nuk është në linjë me ta në këtë rast as Kosova s’mundet me bë përjashtim. Nëse nuk je në linjë me ta s’do ta marrësh mburojën që e ke pasë. S’do të marrim mbrojtje falë kur nuk jemi në kurs me ta”, u shpreh ajo.
Megjithatë Haradinaj tha se ka shpresa me “Kosovën Fituese” duke e kthyer partneritetin strategjik me Amerikën duke u anëtarësuar shpejt në NATO dhe duke e marr njohjen nga Serbia pas siç thotë ai Trump nuk e përkëdhelë askënd.
“Në moment që vjen qeveria e re e opozitës menjëherë duhet me i kry detyrat tona me u kualifiku me u kyç në planet e presidentit Trump në mënyrë që me i nxjerr partneritetin strategjik, NATO-n e marrim njohjen nga Serbia edhe kur hyjmë në NATO pra jo vetëm që e kemi kandidaturën në BE por edhe në OKB pra ndryshon qasja. Dhe Kjo ka pasoja të mira ekonomike nëse kyqemi shpejt është fitore e madhe” tha tutje Haradinaj.
Haradinaj tutje u shpreh se situata është “shumë serioze” dhe asgjë s’ka falë dhe se nuk mundesh me marr mbrojtjen e Amerikës falas.
Listat e Zeza sipas Haradinaj është e keqja më e vogël që mund të vijë. Sipas tij asnjë e arritur politike mund te mos jetë nën mburojen e Amerikës.
Tutje Haradinaj u shpreh se SHBA as nuk pret as nuk kërkon asgjë nga Qeveria e Kurtit. “Besoj fuqishëm që kjo administratë pret nga populli i Kosovës që mos me zgjedh këtë Qeveri dhe njëri”, tha ai duke shtuar se askush nga kjo administratë nuk ka dëshirë të punojë me ta.
“Kanë mbetë me tregu vica e tallje”, Haradinaj thotë se Kurtit s’ia dha dorën askush/ “Ai ka dështu”
“Kanë mbetë me tregu vica e tallje”, Haradinaj thotë se Kurtit s’ia dha dorën askush/ “Ai ka dështu”
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se “Qeveria në shkuarje”, nuk ka bërë asnjë punë për këtë mandat qeverisës dhe se po mundohet të bëjë fushatë për me i humbë gjurmët e dështimit me tallje e vica.
“Qeveria aktuale, realisht në shkumje janë keq nuk kanë rezultate nuk kanë çka me tregu për katër vjet. Duke mos pasë rezultate bindëse kanë me nis një fushatë siç thotë populli për me i humbë gjurmët e dështimit të vet që i bjen sulme, ofendime, tallje, vica që është tepër joserioze për një kryeministër që i ka bë 5 buxhete në vendin e vet e s’ka një vepër më dëshmu se çka bo për këto pesë vjet”, tha ai
“Kjo që i ka ndodhë Kosovës me Kurtin edhe VV është një mashtrim i bukur një andërr e bukur e para 4-5 vjet që rezultoi me një situatë shumë të keqe për vendin. Qysh e dini ju në jemi në sanksione në vend që me i thithë buxhet e para që ka BE jashta kuotave q ë i ka paraparë procesi i Berlinit për secalin vend të Ballkanit”, tha ai.
Sipas Haradinajt, Kurti bashkë me VV-në po tentojnë me fsheh fajin, dështimin, të metat, humbjet që ia kanë shkaktu vendit, me fsheh faktin që jemi të dënuar me sanksionte nga BE-ja dhe Amerika, me fsheh fajin se Amerika vlerëson se Kosova për shkak të kësaj Qeverie nuk është mirë me Amerikën.
“Kryeministri ishte në Davos nuk u takua me asnjë zyrtar të lartë as evropian, as amerikan. Nëpër ato korridore është e pamundur mos me ta dhënë dikush dorën, diplomacia jonë nuk e ka sjellë asnjë njohje deri më tani, nuk kemi anëtarësim të vlefshëm në ndonjë organizatë ndërkombëtare, kemi një situatë humbëse për Kosovën”, tha ai.
Haradinaj i bindur se AAK po kthehet fuqishëm, me prioritet marrëdhënien me SHBA-në
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj sontë në emisionin “Click” në RTV21 tha se kanë bashkuar idëtë dhe vizionin e tyre në një program. Ai vlerësoi se fushata për “Kosovën Fituese” ka shkuar mirë dhe se kanë arritur ta bartin mesazhin të votuesit se çfarë fiton Kosova nëse e votojnë numrin 137 më 9 shkurt.
Haradinaj gjatë intervistës u shpreh se me Planin për sigurinë, qytetarët fitojnë siguri e plotë dhe të përjetshëm; anëtarësimin në NATO; zbritja e çmimit të energjisë elektrike brenda tre vjetësh; dyfishimi i pagave në sektorin publik; pastaj tha se do të ketë zhvillim edhe në arsim, shëndëtësi…
“Jo vetëm që po kthehet Aleanca, por edhe Kosova në linjë me Amerikën, në bashkëpunim/ bashkëveprim. E pashë rastësisht një intervistë që e kisha dhënë në vitin1999 pyetja ishte “cila është e ardhmja e Kosovës” thash nëse merret modeli i 24 mars 1999 deri në qershor bashkëpunimi, bashkëveprimi, rritja e besimit të ndërsjellt, qellimet e përbashkët Kosova e ka të ardhmëen e mirë, ne po duam ta kthejmë këtë bashpunim me aleatët”, tha Haradinaj./21Media