“Më qëlluan por, harruan që unë jam e pathyeshme”

 
Afganistani është njëri nga vendet më të pasigurta, në veçanti për gjininë femërore.
Vetëm vitin e kaluar janë regjistruar rreth 3.500 raste të dhunës ndaj grave nga burrat e tyre dhe sipas raportimeve, është e frikshme të thuhet se ky numër mund të pësoj rritje.
Shakila Zareen, 25 vjeç, është njëra nga të mbijetuarat e kësaj dhune. Ajo ishte e detyruar të martohej që fëmijë dhe njëkohësisht është dhunuar dhe i është nënshtruar 22 operacioneve pasi u qëllua në fytyrë nga burri i saj.
E tani, ajo po përdorë gjithë forcën e saj, për të ngritur vëmendjen e të tjerëve në mënyrë që të ndalet dhuna në familje./21Media

Back to top button