Oda e Mjekëve të Kosovës pranon letër nga Pfizer

Oda e Mjekëve të Kosovës ka pranuar sot një letër nga kompania farmaceutike Pfizer.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës përmes një postimi ku ka treguar se njoftimi ka të bëjë me ndryshimin e përbërjes farmaceutike të një produkti i cili ka efekt të shpejtë në trajtimin e disa sëmundjeve.
”Të nderuar anëtarë të OMK-së, po ju drejtohemi me këtë njoftim në lidhje me një kërkesë që e kemi pranuar nga kompania farmaceutike Pfizer. Si rezultat i ndryshimit të përbërjes farmaceutike të produktit Solu Medrol S.A.B. Act-O-Vial 40 mg (Methylprednisolon), kompania Pfizer ka përgatitur një dokument (Direct Healthcare Professional Communication) i cili përfshinë të gjitha të dhënat në lidhje me këtë ndryshim. Ky dokument është aprovuar nga departamenti i farmakovigjilencës pranë AKPPM (shih në attach) dhe tani po shpërndahet tek Ju”, është bërë e ditur në postimin e OMK-së./21Media

Back to top button