Më shumë lindje se vdekje në Kosovë gjatë vitit 2020

Brenda territorit të Kosovës gjatë vitit 2020 pati 21 mijë e 907 lindje, ndërsa u regjistruan 12 mijë e 987 vdekje.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nataliteti është edhe më i lartë nëse merren shifrat e lindjeve brenda dhe jashtë Kosovës. Në total, brenda dhe jashtë Kosovës u regjistruan 28 mijë e 674 lindje. Ndërkaq u regjistruan 14 mijë e 514 vdekje.
Sa i përket lindjeve brenda territorit, 51.8 për qind e lindjeve ishin meshkuj, e 48.2 për qind femra.
Te vdekjet brenda territorit, 55.6 për qind ishin meshkuj ndërsa 44.4 për qind femra./21Media

Back to top button