Më shumë se 150 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus

Të paktën 153 fëmijë janë vrarë dhe 245 të tjerë janë plagosur nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Kështu ka bërë të ditur zyra e prokurorit të përgjithshëm të vendit në një njoftim për shtyp të premten.
Bombardimet kanë dëmtuar gjithashtu 859 institucione arsimore, ku 83 janë shkatërruar plotësisht.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas tha se është ende duke punuar për të përcaktuar numrin e përgjithshëm të viktimave të fëmijëve në Mariupol, si dhe në disa zona të rajoneve të Kievit, Chernihiv dhe Luhansk./21Media

Back to top button