Më shumë se 2.7 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni

Rreth 2.73 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës, informoi të enjten Roja Kufitare Polake.

Numri i njerëzve që kalojnë kufirin në Poloni ka rënë ndjeshëm në javët e fundit dhe numri i njerëzve që shkojnë në Ukrainë është rritur.

Të mërkurën, 24,700 kaluan në Poloni, 3% më shumë nga e marta, shkroi agjencia në Twitter.

Numri mesatar ditor i njerëzve që kalonin kufirin nga Ukraina në Poloni para fillimit të luftës ishte 16,800, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Të martën, 20,000 njerëz kaluan në Ukrainë nga Polonia.

Disa nga refugjatët tashmë janë larguar nga Polonia./21Media

Back to top button