Më thuaj cilës shenje i përket, të them se cili është problemi yt në dashuri

Dashi: Problemi i Dashit janë marrëdhëniet afatgjata, magjepset shpejt pas dikujt dhe po kaq shpejt, e harron. E dini si duhet të jetë dikush që ju ofron të ardhme, por zgjidhni gjithmonë dikë të mistershëm që do t’ua thyejë zemrën.

Demi: Në mendjen e tij, Demi ka një ideal të marrëdhënies së përsosur, ndaj kur gjërat nuk shkojnë sipas pritshmërive, është gati të heqë dorë nga gjithçka. Duhet t’i jepni një mundësi marrëdhënieve.

Binjakët: Ju pëlqen t’i tregoni të tjerëve pjesën tuaj argëtuese, të krisur, por keni probleme kur vjen fjala tek shprehja e asaj që ndjeni thellë. Mos kini frikë të hapeni, kur e ndjeni se është e nevojshme.

Gaforrja: Gaforrja është e ndjeshme, plot dashuri, por ka zakonin e keq të të rënit në dashuri me njerëzit krejtësisht të gabuar. Kjo i bën gjërat akoma më të dhimbshme, sepse Gaforrja nuk i përballon mirë ndarjet.

Luani: Luanët e gjejnë sigurinë tek kontrolli. Nëse kuptojnë se janë në një marrëdhënie të vështirë për ta drejtuar, i japin fund. Duhet të mësoni se nuk mund të kontrolloni ju gjithçka.

Virgjëresha: Si në çdo fushë tjetër të jetës, edhe në dashuri Birgjëresha kërkon përsosmëri. Veçse njeriu i përsosur nuk ekziston. Mundohuni të normalizoni standardet dhe pritshmëritë, jo ta zhdukni dikë menjëherë nga lista.

Peshorja: Peshoret janë nga natyra të pavarur, duan të bëjnë gjithçka që duan të bëjnë. Kjo shpesh u krijon të tjerëve idenë se Peshorja nuk është e interesuar për ta. Tregojuni se fakti që doni të jeni të lirë, nuk do të thotë se nuk mendoni edhe për të.

Akrepi: Zakoni i keq i Akrepave? E nisin marrëdhënien me shumë intensitet. Nuk duhet ta mbysni partnerin me përjetimet tuaja. Merreni me ngadalë; gjithçka në kohën e vet.

Shigjetari: Zig zag-et e Shigjetarit në dashuri mund ta bëjnë konfuz partnerin/en. Në një moment, ju pëlqen t’i shkoni pas e në tjetrin, doni që t’ju vijë pas fijes. Mundohuni të krijoni qëndrueshmëri.

Bricjapi: Vështirë që dikush të njohë anën tuaj argëtuese, sepse shfaqeni ndryshe. Është diçka e mirë që nuk e lini dikë të hyjë menjëherë në jetën tuaj, por duhet të dini se nuk do t’ju presin përgjithmonë.

Ujori: Ujorët ndihen të sigurt kur nuk krijojnë lidhje emocionale, por kështu humbasin bukurinë e një marrëdhënieje plot emocion. Lëshojeni veten; hapuni dhe lërini të tjerët t’ju hapen.

Peshqit: Peshqit kanë një vizion të madh mbi “të duhurin”. Kanë një ide shumë specifike, idealizojnë partnerin në fillimet por pastaj, përfundojnë duke zgjedhur të gabuarin.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button