”Me VV-në përfundon terri dhe fiton drita e drejtësisë”

Sipas Ahmetit vetëm me VV-në uftohet krimi e korrupsioni

Në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje iu drejtua qytetarëve në Pejë. Kandidati për kryeministër i kësaj parite, Albin Kurti në fjalën e tij tha se, “Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që nuk i sundon e që nuk i vjedh, e ne duam të qeverisim sepse duam të shërbejmë për ju për popullin tonë.

Sipas Kurtit, VV-ja është mundësia për ndryshim dhe Qeveria është garancioni për këtë.

Në këtë tubim foli edhe kandidati për deputet, Shpend Ahmeti njëherësh kryetar i komunës së Prishtinës.  Ai tha se me 11 qershor duhet votuar Vetëvendosjen, si mundësi ndryshimi sepse siç tha PDK-ja, ka vjedhur andaj s’ mund ta luftojë vetveten, vetëm me Vetëvendosjen luftohet krimi e korrupsioni.

“Ne su frikësohemi kriminelëve sepse janë pakicë e ne dhe populli jemi shumicë. Ne do t’i dërgojmë aty ku e kanë vendin”, tha Ahmeti gjatë tubimit zgjedhor të Vetëvendosjes në Pejë./21Media

Back to top button