Veseli premtoi rritje të pagave

Kadri Veseli tha se do të ketë rritje të pagave për administratën, për punëtorët shëndetësor etj

Koalicioni PDK-AAK-NISMA hapi fushatën në Deçan. Me këtë rast, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se Deçani ka nevojë për investime.

“Filimi i Ri është mbështetje për krijimin e 60 mijë vende të lira pune. Fillimi i Ri është që çdo familje ta ketë nga një anëtarë të punësuar. Fillimi i Ri është zhvillimi i bujqësisë Do ta dyfishojmë buxhetin në bujqësi. Do ta fuqizojmë rininë që të jenë ndërrmarrës të suksesshëm. Do të ketë rritje ekonomike 5%, rritje të pagave për administratën, për punëtorët shëndetësor do të ketë rritje të pagave deri në 30%. Do t’i përkrahim kategoritë e dala nga lufta”, tha Veseli.

Ai më tutje tha se kanë një koalicion,  i cili është i qytetarëve i paqes dhe i zhvillimit ekonomik dhe jo i luftës. ”Jemi bërë bashkë që ta qojëe Kosovën përpara” tha Veseli./21Media

Back to top button