”Me VV-në pushimi i lehonisë ndahet mes dy prindërve”

Kollçaku përmendi disa shembuj problematik të vajzave dhe grave

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një tubim me gratë dhe vajzat, ku pabarazia gjinore, u trajtua e lidhur me fenomenet shoqërore dhe ekonomike në Kosovë.

Nënkryetarja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Fatmire Kollçaku përmendi disa shembuj problematik si braktisja e arsimit nga vajzat, papunësia e madhe e grave, vështirësitë e pavlerësuara të të qënit amvisë, tentativat për shkurtimin e lejes së lehonisë, përqindja tejet e vogël e grave që trashëgojnë pasuritë familjare, dhe pushimet nga puna si pasojë e kontratave afatshkurtra.

Kollçaku u shpreh se për pushimin e lehonisë, Lëvizja Vetëvendosje me të ardhur në qeverisje do ta ndajë atë në mes të dy prindërve./21Media

Back to top button