Vdes personi i cili ishte rrëzuar në vendin e punës

I lënduari nuk ka mundur t’i mbijetojë dëmtimeve

Policia njofton se personi i cili  ishte rrëzuar më 28 maj derisa ishte duke punuar në një shtëpi ka vdekur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Piranë të Prizrenit ku sipas policisë ishte dërguar në QKU, por që dje ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button