“Me zemër isha me ju duke kërkuar drejtësi”, djali i Jakup Krasniqit falënderon protestuesit

Djali i Jakup Krasniqit, Altini, ka falënderuar gjithë shqiptarët për përkrahjen, kohën, angazhimin dhe forcën që, sipas tij, i kanë dhënë familjes në këtë periudhë të vështirë.
Në një postim në Facebook, ai tha se, megjithëse nuk ishte fizikisht i pranishëm në protestën në Strasburg tha se me zemër ishte bashkë me protestuesit duke kërkuar drejtësi.
“Këtë fundjavë qëndrova në Hagën e zymtë për vizitë te babai. Edhe pse fizikisht nuk isha me ju në Strasburg, me zemër ishim të gjithë së bashku duke kërkuar drejtësi. Ju falënderoj secilin veç e veç për përkrahjen, kohën, angazhimin dhe forcën që na keni dhënë në këtë periudhë kaq të vështirë. Një gjë është e sigurt: edhe pse tash e 5 vite në paraburgim, çlirimtarët tanë mbeten të pathyeshëm e krenarë dhe shumë shpejt do të kthehen të lirë në vendin e tyre”, ka shkruar ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?