Meda së shpejti sjell projektin e ri

Këngëtari i njohur, Meda ka një lajm të mirë për fansat e tij. Ai sot ka bërë të ditur se së shpejti do të sjellë projektin e tij të radhës.
Për fansat e tij, Meda ka ndarë në instagram një sekuencë të shkurtër nga kënga e re.
Projekti i radhës i artistit me gjasë se do të publikohet me videoklip, ndërsa emrin e projektit të ri artisti nuk e ka bërë të ditur.

Ndryshe projekti i fundit i Medës është ”Nëse don”, të cilën e ka publikuar më 16 korrik, në bashkëpunim me Belah./21Media

Back to top button