Media zvicerane shkruan për kosovarët që po mashtrohen me bileta

Shumica e kosovarëve i kalojnë festat e fundvitit me familjet e tyre. Po ashtu shumë bashkatdhetarët ia kanë mësyer Kosovës për të festuar me familjet e tyre. Por, në kohën e festave, biletat e linjave ajrore janë shumë të shtrenjta. Është e qartë se ofruesit e dyshimtë po përfitojnë nga kjo.
Udhëtarët prej ditësh janë ankuar në rrjetet sociale për kompaninë “Prishtinajet”, e cila ofron fluturime të lira drejt kryeqytetit kosovar.
Disa lexues mediumit zviceran “20-Minuten” raportojnë gjithashtu për anulime dhe shërbime të dobëta. “Nuk e dimë nëse do t’i shohim përsëri 700 frangat tona”, thotë Enesa 21-vjeçare.
Një grua tjetër nga Lucerni kishte rezervuar dy bileta avioni për në Kosovë përmes “Prishtinajet” në dhjetor, transmeton rtv21.tv.
“Prindërit e mi ishin të lumtur që më në fund do ta shihnin sërish familjen”. Pasi fluturimi ishte shtyrë tashmë një herë, ai u anulua tërësisht në prag të Krishtlindjeve. Tha se nuk kanë asnjë informacion.
Situata ishte veçanërisht stresuese për babain e saj. “Ai pret të shohë përsëri të afërmit si çdo vit”. Kjo është arsyeja pse ata rezervuan dy bileta për 1500 franga. Ata kanë kërkuar rimbursim nga “Prishtinajet”, sipas Enesës.
26-vjeçarja FM po ashtu ngre akuza për “Prishtinajet”.
“Kemi humbur mbi 400 franga”, thotë ajo. Nëna dhe motra e saj donin t’i festonin Krishtlindjet me të afërmit në Kosovë.
“Prishtinajet” mbrohet nga akuzat dhe foli për “keqkuptimet” që kanë qarkulluar ditët e fundit. Sipas tyre problemet nuk kishin të bënin me vetë kompaninë, por me agjencitë partnere që në fund shitën biletat e fluturimit.
“Të gjithë pasagjerët kanë të drejtë në një fluturim alternativ ose rimbursim të parave të tyre”, kanë thënë nga “Prishtinajet”./21Media

Back to top button