Mediat perëndimore për zgjedhjet në Francë

Nokaut për të djathtën në Francë, elita pësoi humbje

Rezultatet e rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë pasqyrojnë ndarjet politike në Francë, shkroi sot e përditshmja britanike, Guardian, ndërsa time konstatoi se elita franceze pësoi humbje dhe u poshtërua. Siç dihet, kandidati i pavarur i qendrës, Emanuel Macron dhe udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, fituan më së shumti vota dhe u kualifikuan për rrethin e dytë, i cili zhvillohet më 7 maj.

:Kërcënimi nga e djathta ekstreme në Francë ende është gjallë”, shkroi Guardian, duke nënvizuar se Macron është shpresa më e mirë për Francën e mbingarkuar me probleme.
Gazeta franceze, Figaro, në artikullin me titull “Nikaut për të djathtën”, u përqendrua në mos-suksesin e kandidatit konservator, Francois Fillon, ndërsa Liberason vlerësoi se Macron po i afrohet presidencës, përcjell rtv21.tv

Gazeta Financial Times shkoi edhe një hap më larg, duke parashikuar se 7 maji do të jetë dita e kurorëzimit të Makronit si president.
Në artikullin me titull “Franca e ndarë”, gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung shkroi se 40 për qind e votuesve francezë i dhanë votat kandidatëve të ekstremit të majtë dhe të ekstremit të djathtë.

Gazta polake, Gazeta Viborza, shkroi se gjasat për largimin e Francës nga Bashkimi Evropian janë zbehur, pasi që anketat parashikojnë fitoren e Macronit në rrethin e dytë.
“Bashkimi Evropian duhet të mbijetoi procesin e shkurorëzimit nga Britania, i cili sa po ka filluar. Largimi i Francës nga unioni në anën tjetër do ta varroste projektin evropian dhe ishte ky pikërisht paralajmërimi që kishte bërë Le Pen”, vlerësoi kjo gazetë.

Gazeta spanjolle El Pais vlerësoi se pikëpamjet optimiste të Macronit për ardhmërinë e Francës dhe të Evropës kanë joshur votuesit francezë, në kohën e forcimit të popullizmit, nacionalizmit dhe të ksenofobisë në Kontinentin e Vjetër./21Media

Back to top button