Mogherini: Ende ka probleme mes BE-së dhe Rusisë

Shefja për politikë të Jashtme e BE-së për vizitë në Moskë

Shefja e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, deklaroi sot se unioni dëshiron marrëdhënie më të mira me Rusinë, por shtoi se Brukseli nuk mund të shtiret se Rusia nuk ka aneksuar Gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe se nuk do të hiqen sanksionet, të cilat Brukseli i ka vendosur Moskës.

Mogerini, gjatë konferencës për shtyp pas vizitës së saj të parë në Moskë, tha se nuk ka kuptim që palët të sillën thuajse nuk ekzistojnë probleme mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian.
Pas takimit me Mogerinin, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Llavrov deklaroi se qëllimi i Moskës është që të ripërtërijë bashkëpunimin e plotë me Bashkimin Evropian. Ai tha se i vjen mirë që Mogerini ka pranuar ftesën e Moskës për vizitë dhe shtoi se gjithmonë është më mirë kur palët takohen dhe bisedojnë për problemet që kanë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button