Kaloni te përmbajtja kryesore

Mediat raportojnë se ka vdekur Mino Raiola

Agjenti i njohur i futbollit, Mino Raiola ka vdekur në moshën 54-vjeçare pas një sëmundjeje, sipas raportimeve në Itali.
Raiola ishte përfaqësues i yjeve si Paul Pogba, Erling Haaland dhe Zlatan Ibrahimoviq, përcjellë rtv21.tv
Raiola u shtrua në spital në Milano në janar dhe iu nënshtrua një operacioni shumë delikat, por natyra e sëmundjes nuk u zbulua asnjëherë, shkruan DailyMail
Raportet thanë se në atë kohë gjendja nuk ishte kërcënuese për jetën dhe se Raiola do të fillonte një periudhë rehabilitimi në shtëpi.
Agjenti në fillim kishte punuar në një restorant picash për t’u bërë më pas një nga figurat më me ndikim në lojën botërore, duke ndërmjetësuar mega-marrëveshje që përfshinin disa nga lojtarët më të shquar.

Forbes vlerësoi vitin e kaluar se pasuria personale e Raiolas ishte rreth 62 milionë funte./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button