Kaloni te përmbajtja kryesore

Në Kuvend i thonë se erdhi nga rruga: Krasniqi: Jam krenar për “Ritmin e Rrugës”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka adresuar një varg akuzash ndaj shumicës parlamentare në Kuvend për bllokim të komisionit hetimor parlamentar.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi ka bërë një varg kritikash për pozitën, për formimin e komisionit hetimor.
gjatë seancës së Kuvendit, tha se kryeministri Albin Kurti mundet të vonojë komisionin hetimor parlamentar për krizën energjetike, por jo ta ndal.
“Albin Kurti mundet me vonu këtë hetim, ama nuk ka me e ndal. Kanë me dal krejt përgjegjësit, shkeljet, s’po iu themi na se janë bërë krime, por vetëm ka dyshime për keqpërdorime marramendëse. Duhet me dhanë përgjigje, del ministrja se pata qejf me diskutu me të, por iku”, tha ai.
Duke iu kundërpërgjigjur propozimit të shumicës për komisionin hetimor, Krasniqi kërkoi nga pushteti të hetojë gjithçka çka ka ndodhur këto 20 vjet, pasi i ka të gjitha hallkat e pushtetit në dorë.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij në foltore të Kuvendit, pati edhe replika. Deputeti i VV-së Mirad Shkreta aludoi se për se Krasniqi ka ardhur në Kuvend nga rruga.
“Ne nuk vijmë nga rruga, ne vijmë nga profesionet tona, shembullin e rrugës në politikë e keni ju. Ne kemi ardhur nga profesionet tona fisnike me dhënë kontributin tonë”, tha ai.
Ndërkohë Krasniqi u kundërpërgjig se kultura e rrugës është në Lëvizjen Vetëvendosje, pasi e njëjta ka djegë institucionet gjatë protestave. Ndërkohë përmendi edhe ish-grupin e tij muzikor, ‘Ritmi i Rrugës’, për çka tha se është krenar për atë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button