Megan Thee Stallion dëshmon se Tory Lanez e ka qëlluar me armë zjarri

Megan Thee Stallion ka dëshmuar në gjykatë në kuadër të gjyqit që po mbahet, mes saj dhe reperit Tory Lanez – nën dyshimet se ky i fundit qëlloi me armë në drejtim të saj.
Thee Stallion u shpreh shumë e shqetësuar, foli plotë emocion para gjykatësve të çështjes.
Ajo u shpreh se “s’mund ta besoj që ai e bëri këtë”.
Reperja ka deklaruar se u qëllua në këmbë pasi doli nga festa në shtëpinë e Kylie Jenner.
Ajo ka deklaruar gjithashtu, se i dyshuari i ka kërkuar asaj të vallëzojë përpara se ta qëllojë, në incidentin që ndodhi më 12 korrik të vitit 2020.
Ndërkohë që, 30 vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat me të cilat ngarkohet.
Por, nëse shpallet fajtor, ai do të përballet me mbi 20 vjet burgim.
“Do të doja që ai thjesht të më kishte qëlluar e të më vriste nëse do ta dija se do të më duhej të kaloja këtë torturë”, u shpreh reperja.
Një armë që dyshohet se u përdor në vendin e ngjarjes është gjetur nga Policia.
27 vjeçarja ka deklaruar gjithashtu se i dyshuari i ka ofruar asaj rreth një milion euro për ta mbajtur këtë incident në heshtje./21Media

Back to top button