Meghan Markle po shkruan libër për fëmijë, e frymëzuar nga Harry dhe Archie

 

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, do të publikojë një libër për fëmijë, për marrëdhënien baba-djalë, siç e sheh ajo me sytë e një nëne.

“The Bench”, do të publikohet më 8 qershor dhe thuhet se Markle është insipiruar nga marrëdhënia mes burrit të saj princit Harry dhe djalit të tyre Archie.

“The Bench filloi si një poezi që shkruajta për burrin tim në Ditën e Babait, një muaj pasi Archie kishte lindur, poezia u bë ky tregim”, tha dukesha në një komunikatë.

Libri do të jetë i ilustruar me anë të disa imazheve, në përputhje me tregimin.

Dukesha po ashtu do të realizoj edhe një version me zë të librit.

Publikuesi, Penguin Random House tha, “Libri u jep lexuesve një dritare të momenteve midis baballarëve dhe djemëve, momente të paqes, të refleksionit, të besimit, të të mësuarit dhe rehatisë se zgjatur”./21Media

Back to top button