Mehaj dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it biseduan për gjendjen e sigurisë
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka takuar sot shefin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, gjeneral brigade John P. Maier, me të cilin ka diskutuar mbi situatën e sigurisë në vend dhe rajon.
“Nga vlerësimi i përbashkët, situata e sigurisë në vend është e mirë, sikur edhe niveli i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe atij në nivelin e përgjithshëm institucional”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Tutje Mehaj ka shkruar se ministria e Mbrojtjes ka fokusin e plotë në përmbushjen e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore të FSK-së në shërbim të sigurisë dhe stabilitetin në vend dhe rajon./21Media