Mehaj e quan lajm të mirë dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e ka quajtur lajm të mirë Projektligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit.
Mehaj përmes një postimi në ”Facebook”, ka theksuar se beson se të gjithë deputetet do të japin kontributin e çmueshëm të tyre, për të pasur këtë ligj sa më të mirë, për këtë çështje shumë të rëndësishme shtetërore.
”Pas paraqitjes sime dhe arsyetimit para deputetëve të Kuvendin të Republikës së Kosovës, me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, sot u miratua në parim, Projektligji për dërgimin e FSK-së jashtë vendit. Ushtria jonë është dhe do të jetë gjithmonë e gatshme, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit kudo në Botë, përkrahë forcave amerikane dhe aleatëve tjerë! Urime të gjithëve e na priftë e mbara drejtë sukseseve të reja”, ka shkruar Mehaj tutje./21Media

Back to top button