Mehaj: Ëndrrën tonë shekullore po e jetësojmë çdo ditë

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka shprehur urimet e tij më të mira me rastin e Ditës së Forcës së FSK-së dhe 28 Nëntorit Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Mehaj ka thënë se mbetet edhe shumë punë për të bërë dhe se Kosova synon në të ardhmen të bëhet anëtare e NATO-s.
“Ëndrrën tonë shekullore po e jetësojmë çdo ditë, përmes ushtrisë sonë kapacitetet e të cilës po ngriten në vazhdimësi, përmes vajzave dhe djemve tanë që me fisnikëri, krenari e vullnet të hekurt bartin uniformën, emblema e së cilës do të thotë shumë për ne. Shqiponja e flamurit do të thotë historia e kombit, e përbashkëta që përtej kufijve bashkon idealet, rrënjët tona që nuk ndryshohen dhe as shkëputen ndonjëherë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Back to top button