Nuk u ftua për programin e 110-vjetorit të Pavarësisë, “Shota” kërkon sqarim 

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “SHOTA” nuk është përfshirë në festimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë.

Kështu ka bërë të ditur solisti i njohur Besnik Grajçevci.

Ai në një postim në Facebook ka kërkuar sqarime për mos përfshirjen e ansamblit të njohur kosovar në kremtimin e festës së madhe shqiptare.
“Pyetja ime, për ata që do të duhej të ndjejnë përgjegjësi institucionale e shtetërore Shqipëri dhe Kosovë. Pse nuk u përfshi Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “SHOTA” Republika e Kosovës, në Festimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë? Pse nuk u realizua marrëveshja e reciprocitetit për festimin e përbashkët të Festave Shtetërore, si: 17 Shkurti 2022 Pavarësia e Republikës së Kosovës (i realizuar në Prishtinë, me suksese e dinjitet ne mes dy trupave të ansambleve shtetërore si meritonte) 28 Nëntori 2022 Pavarësia e Republikës së Shqipërisë (i planifikuar më 26, 27 nëntor 2022, por i parealizuar, i anuluar) Pse? Cila ishte arsyeja?”, ka shkruar ndër tjera Grajcevci./21Media
Back to top button