Mehaj: Garda Kombëtare e Iowa-s, mbështetësja kryesore e zhvillimit të forcave tona

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kreu i FSK-së, gjeneral Bashkim Jashari kanë zhvilluar sot një takim virtual me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Benjamin J. Corell.
Me këtë rast, gjeneral Corell uroi gjeneral Jasharin për emërimin në postin e komandantit të FSK-së, duke i shprehur zotimin e fuqishëm për përkrahjen dhe bashkëpunimin e plotë në kuadër të partneritetit tonë tashmë tradicional mes dy shteteve.
Ndërsa, gjeneral Jashari shprehu mirënjohjen e lartë për gjithë përkrahjen e deritashme të SHBA-së në përgjithësi dhe Gardës Kombëtare në veçanti për të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së.
Mehaj përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se së bashku me gjeneral Jasharin dhe gjeneral Corell, u pajtuan që të intensifikojnë edhe më shumë bashkëpunimin gjatë vitin 2022.
Sipas tij, Garda Kombëtare e Iowa-s- është mbështetësja kryesore e zhvillimit të forcave tona.
“Në fund, urimet e ndërsjella me dëshirat më të mira për Krishtlindje dhe Vitin e Ri 2022, i përcollëm për të gjithë ushtarakët dhe familjet e tyre të Gardës Kombëtare të Iowa dhe FSK-së”, ka shkruar Mehaj./21Media

Back to top button