Mehaj gjysmën e pagës e dhuron për shtëpinë “Jetimat e Ballkanit”

 

Ministri i Mbrojtjes së Kosoves Armend Mehaj gjysmën e pagës ka vendosur ta dhurojë për shtëpinë e të moshuarëve “Jetmiat e Ballkanit”.

Kështu informoi humanisti Halil Kastrati, i cili në rrjetet sociale publikoi disa fotografi të realizuara gjatë vizitës së ministrit në htëpinë e të moshuarëve.

“Vizite speciale e ministrit te mbrojtjes se Republikes se Kosoves z. Armend Mehaj ne Shtëpia e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”. Duke na uruar per punen qe po benë Shoqata “Jetimat e Ballkanit” edhe ai iu bashkangjit ketij karvani me nje pjese te pagës së tij që do ta dërgoj qdo muaj tek shoqata jonë”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Kastrati në fund ka shprehur falënderime dhe mirënjohje për ministrin Mehaj./21Media 

 

 

Back to top button