Mehaj: Ka tendenca të pengohet Fondi i Sigurisë
Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj i ka falënderuar dhe u ka bërë thirrje sërish mërgatës që të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë.
Megjithatë Mehaj u ka rikujtuar qytetarëve procedurën e deponimit të parave pasi që sipas tij ka tendenca që ky proces të pengohet.
“• Paratë tuaja deponohen përmes llogarisë zyrtare të Fondit të Sigurisë, në Bankën Qendrore të Kosovës;
• Ky proces është nën mbikëqyrjen e Qeverisë përmes Ministrisë së Financave, respektivisht Thesarit të Shtetit;
• Donacionet dhe shuma e mjeteve janë plotësisht mbi bazën e vullnetit tuaj të lirë;
• Paratë depononi personalisht direkt në Fondin e Sigurisë;
• Asnjë individ, grup, shoqatë apo iniciativë nuk është e autorizuar të mbledhë para në emër të Fondit të Sigurisë.
Ju e dëshmuat dhe po e dëshmoni si gjithmonë se jeni mbështetja kryesore e jona.”, ka sqaruar Mehaj.
Fondi i Sigurisë është themeluar me 1 mars 2022, mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore./21Media