Mehaj ndan 28 fotografi të FSK-së për 28 nëntor: Bashkë jemi më të fortë

Në prag të festës së 28 nëntorit, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka ndarë 28 fotografi të aktiviteteve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke ndarë edhe mesazhin se “Së bashku jem më të fortë”.
“Në prag të Ditës së Forcës dhe Ditës së Flamurit kam kënaqësinë të ndajë me ju foto nga aktivitetet aktuale që jemi duke realizuar së bashku me vëllezërit dhe motrat tona të Republikës së Shqipërisë në akademinë, shkollat dhe qendrat profesionale ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.28 fotografi për 28 Nëntorin tonë të përbashkët!”, shkroi Mehaj në Facebook./21Media

Back to top button