Mehaj: Në Kosovë nuk do të lejohet më veprimi i grupeve kriminale serbe

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pas situatës në veri.
Mehaj në një postim në Facebook ka shkruar se i vetmi zhvillim i Serbisë këto 23 vjet është përditësimi i politikës së Milosheviqit me metodat ruse të luftës hibride.

Ai ka shkruar se periudhës së shantazheve, kërcënimit, i ka ardhur fundi.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, të gjitha autoritetet dhe institucionet e sigurisë, do të zbatojnë dhe marrim veprime në përputhje me ligjshmërinë, kushtetueshmërinë dhe obligimin që e kemi ndaj qytetarëve tanë pa dallim etnie. Në Republikën e Kosovës nuk do të lejohet më veprimi i grupeve kriminale serbe që udhëhiqen nga Beogradi, e asnjë formë e ilegalitetit që pengon integrimin e komunitetit serb në veri të vendit, dhe që ka për qëllim sabotimin e institucioneve”, ka Mehaj në Facebook.
Ai ka thënë se dorëheqjet e pjesëtarëve të komunitetit serb nga Policia e Kosovës si dhe deklaratat e autoriteteve serbe për dërgimin e trupave ushtarake brenda territorit të Kosovës, flasin shumë për një mendësi që vazhdon të funksionojë bazuar në politikën Millosheviane e edhe ruse, që sipas tij, do kaosin e edhe luftën.

“Tendencat serbe të Rusisë së Ballkanit nuk kanë vend në shtetin tonë. Nuk do të ndodhin ngase nuk do të lejohen asnjëherë.Shteti i Republikës së Kosovës në gjithë gjatësinë kufitare dhe tërësinë territoriale ka burra e gra, pjesëtarë të Policisë e të Ushtrisë, që i dalin për zot në çdo kohë, që e duan atdheun e mbrojnë qytetarët e vet.Mendësia destabilizuese ruse nuk ka vend në Ballkanin evropian proamerikan që në lëkurën e vet ka përjetuar mjaftueshëm trazira sa për t’i njohur dhe mos t’i lejuar më.Në koordinim me aleatët tanë jemi për paqe dhe dialog, aq sa jemi të vendosur për mbrojtje dhe siguri.Republika e Kosovës synon të ardhme demokratike dhe prosperuese si pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, çdo përshkrim tjetër nuk përkon me realitetin tonë si shtet”, ka shkruar Mehaj./21Media
Back to top button