Kaloni te përmbajtja kryesore

Mehaj në SHBA, merr pjesë në Samitin vjetor të ISOA-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë zyrtare nga Asociacioni Ndërkombëtar i Operacioneve të Stabilitetit (ISOA) me seli në Washington.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri përmes një postimi në ”Facebook”, ku ka shkruar se po merrë pjesë në Samitin e Pesëmbëdhjetë Vjetor të ISOA-s, në mesin e mbi 300 personaliteteve zyrtare nga e mbarë bota, ministra e shefa të mbrojtjes, diplomatë, përfaqësues të agjencive shtetërore të industrisë së mbrojtjes nga SHBA dhe vende partnere të saj.
Gjatë kësaj vizite, ai do të ketë përsëri takime me autoritete të rëndësishme zyrtare amerikane dhe autoritete të industrisë së mbrojtjes.
Samiti i këtij viti, ndër të tjera, do të ketë sesione me temat për sigurinë kibernetike: Reforma të prokurimit të mbrojtjes; Gratë, paqja dhe siguria; Pandemitë dhe sigurinë ndërkombëtare shëndetësore, etj, ku do të prezantojnë ambasadorë, autoritete të larta nga Departamenti i mbrojtjes, Departamenti i Shtetit, senatorë, kongresmenë, etj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button