Mehaj: Përvoja jonë historike dhe e popullit izraelit bashkohen në një pikë

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka përkujtuar Holokaustin në kujtim të hebrenjve të vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai ka thënë se përvoja e popullit kosovar dhe asaj izraelite bashkohen në një pikë, mbijetesa përmbi përpjekjet e armiqve për t’i shfarosur.

“Përballja jonë shekullore me shfarosjen ngadhnjeu me dhimbje shumë të mëdha dhe me fitoren e miqësisë e solidaritetit historik mes dy popujve tanë. Ne kujtojmë dhe kurrë nuk harrojmë!”, ka shkruar ministri në Facebook.
Më 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit.
Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau më 27 janar 1945.
Fjala “holokaust” vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë sakrificë./21Media 
Back to top button