Nxënësit në Malishevë i gjendet armë në çantë

Një nxënësi të gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë dje i është gjetur një armë në çantë. Lajmin për rtv21.tv e konfirmuar sot zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili ka informuar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Malishevë, të cilit në prezencë të prindit dhe avokatit mbrojtës i është marrë deklarata me shkrim.
Xhurkaj ka bërë të ditur se nxënësit i është gjetur arma EKOL Special 99, cal.9 mm me një karikator dhe tre fishekë.
“Datë 26.01.2022 rreth orës 09:00 të mëngjesit nga e stafit të Gjimnazit ,,Hamdi Berisha” në Malishevë Stacioni policor – Malishevë është informuar se gjatë inspektimit të një klase në çantën e librave të të dyshuarit- të miturit (nxënës i kësaj shkolle ) është gjetur një armë zjarri e llojit EKOL Special 99 , cal.9 mm me një karikator dhe tre fishek adekuat për te njëjtën armë. Arma e zjarrit së bashku me dëshmitë tjera është konfiskuar, është informuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka udhëzuar të iniciohet procedurë penale për armëmbajtje pa leje, si dhe i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.”, ka informuar Xhurkaj./21Media

Back to top button