Mehaj: Së bashku jemi më të fortë!

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në prag të festës së 28 Nëntorit ka publikuar 28 fotografi nga aktivitetet e ushtarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Mehaj ka theksuar se së bashku jemi më të fortë.
“Në prag të Ditës së Forcës dhe Ditës së Flamurit kam kënaqësinë të ndajë me ju foto nga aktivitetet aktuale që jemi duke realizuar së bashku me vëllezërit dhe motrat tona të Republikës së Shqipërisë në akademinë, shkollat dhe qendrat profesionale ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. 28 fotografi për 28 Nëntorin tonë të përbashkët!”, ka shkruar Mehaj./21Media

Back to top button