Një muaj paraburgim për të dyshuarin që vrau bashkëshorten në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji për burrin që dyshohet se vrau gruan e tij 63 vjeçare dje në Prishtinë.
Në një komunikatë për media nga Gjykata Themelore e Prishtinës bëhet e ditur me “rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale si dhe pasojës së rëndë të shkaktuar me këtë vepër penale marr parasysh se me dashje dhe në mënyrë mizore I.G e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G“.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./21Media

Back to top button