Mehaj: SHBA e përkrahë anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj ka thënë se SHBA e përkrah anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO.
Mehaj përmes një postimi në ”Facebook”, ka shkruar se SHBA, si ndër partnerët e ngushtë dhe të pazëvendësueshëm në të gjitha proceset zhvillimore të Kosovës, përmes përkrahjes së shprehur haptasi nga zëdhënësi i misionit të ShBA-së në NATO, Jeffrey Adler, rreth iniciativës për t’u bërë anëtar të programit të Partneritetit për Paqe, si hap inicues drejt anëtarësimit në NATO, po e dëshmon se Kosova konsiderohet partner i besueshëm i SHBA-së.
”Defender Europe ’23, bashkëzbarkimet si misione të përbashkëta, janë rruga jonë drejt qëllimve tona përfundimtare, anëtarësimin në institucione evropiane dhe euroatlantike. Rruga jonë është e pashkëputshme nga aleatët tanë, rrugëtimi ynë është i drejtë ngase ndajmë të njejtat vlera të demokracisë, paqes dhe stabilitetit për të cilat dhe angazhohemi”, ka shkruar Mehaj.
Sipas këtij të fundit Kosova është e përgatitur për të thelluar partneritetin dhe aleancën e cila shtrihet në shumë fusha, bazuar mbi vlerat e përbashkëta me ShBA-në, dhe është e përkushtuar në rrugën e saj të integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian./21Media

Back to top button