​Mehaj: Sulmi raketor rus ndaj Polonisë, shqetësues

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka reaguar pas raportimeve se dy raketa ruse kanë rënë brenda territorit të Polonisë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Mehaj ka thënë ekspansionimi i agresorit rus nuk duhet lejuar të ndodhë në asnjë formë.
“Lajmet e fundit për sulmin raketor rus ndaj Polonisë janë vërtetë shqetësuese. Ekspansionimi i agresorit rus nuk duhet lejuar të ndodhë në asnjë formë. Ne bashkohemi në dënimin e këtij sulmi dhe qëndrojmë të palëkundur me partnerët tanë për të premtuar një përgjigje të fortë dhe të unifikuar siç e kërkon situata. Mbrojta e sovranitetit, ruajta e paqes dhe stabilitetit është obligimi ynë!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane ka thënë se raketat ruse kaluan në Poloninë anëtare të NATO-s, duke lënë të vdekur dy persona./21Media

Back to top button