Mehaj takohet me Escobar, tregon se çfarë u diskutua në takim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë qëndrimit në Amerikë është takuar me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherazi mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Eskobar.
Mehaj ka treguar se me të ka diskutuar  për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, bashkëpunimin me misionin e KFOR-it dhe NATO-s, e po ashtu edhe për politikat destabilizuese.
“Po ashtu theksova edhe njëherë se qëndrimet e Republikës së Kosovës janë të qarta, ashtu si gjithmonë ne jemi pro politikave evropiane, krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim etnie, për këtë dhe angazhohemi çdo ditë. Megjithatë rrugëtimi i Republikës së Kosovës ka një destinacion final, anëtarësimin në BE dhe në NATO, aty ku gjeografisht gjendemi, dhe parimisht ndajmë vlera të përbashkëta, një mision për të garantuar ruajtjen e paqes në vend, rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj në Facebook./21Media

Back to top button