Mehaj takon bashkatdhetarët në Gjermani
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar bashkatdhetarët në Karlsdorf-Neuthard- Gjermani.
Mehaj ka thënë se kontributi i mërgatës në çlirimin e vendit, ka qenë i çmueshëm e i pazëvendësueshëm. Sipas Mehajt askush më mirë se ta nuk e di se si duhet të ndërtohet ushtria, cilat janë nevojat e saj dhe sa e kushtueshme është, prandaj edhe mbështetja nuk ka munguar asnjëherë.
”Diskutuam së bashku për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe ushtria e Republikës së Kosovës. I informova për të arriturat, sfidat dhe mundësitë që kemi. Mërgata e ka dëshmuar e po dëshmon që janë mbështetësit kryesor të Fondit të Sigurisë, nuk ka kush që i ndalë, nuk ka kush që i dezinformon e që vë në dyshim vullnetin e tyre. Ushtrinë e Kosovës do ta forcojmë së bashku”, ka shkruar Mehaj./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?