Mehaj takon Gjenerallejtënant Landrum, Kosova pjesë aktive e misioneve të NATO

(Lajm i përditësuar)
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, ka takuar këshilltarin kryesor të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, njëherazi zv. Kryetarin e Komitetit Ushtarak, Gjenerallejtënant Landrum.
Ndër të tjerash me Gjenerallejtënant Landrum u diskutua për rëndësinë që ka pjesëmarrja e FSK në ushtrimin Defender Europe 23 si dhe fakti që Kosova do të jetë ndër vendet pritëse të këtij ushtrimi.
“Gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, takova këshilltarin kryesor të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, njëherazi zv. Kryetarin e Komitetit Ushtarak, Gjenerallejtënant Landrum. Me Gjenerallejtënant Landrum, si anëtari i dytë më i lartë i Komitetit Ushtarak të NATO-s, diskutuam rreth zhvillimeve në sektorin e sigurisë, situatës aktuale gjeopolitike, rolit të KFOR-it dhe trupës këshilluese të NATO-s në Kosovë, si dy organe bashkëpunuese në misionin e përbashkët të Republikës së Kosovës dhe të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë. Ndër të tjerash me Gjenerallejtënant Landrum diskutuam për rëndësinë që ka pjesëmarrja e FSK në ushtrimin Defender Europe 23 si dhe fakti që Kosova do të jetë ndër vendet pritëse të këtij ushtrimi”, ka shkruar Mehaj.
“Para gjenerallejtënantit sërish theksova gatishmërinë që Republika e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh për të qenë pjesë aktive e misioneve të NATO-së me të gjitha kapacitetet tona profesionale të cilat i kemi zhvilluar ndër vite, e po ashtu shpreha mirënjohjen për trupat e KFOR-it në Kosovë, bashkëpunimi me të cilët është shumë i rëndësishëm në përmbushjen e synimeve tona të përbashkëta në mbrojtjen e vlerave demokratike”, është shprehur Mehaj.
Mehaj takon përfaqësues të NATO-s, flasin për rolin e KFOR-it në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e NATO-s, të cilin e cilësoi si të shkëlqyeshëm.
Mehaj, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se me përfaqësues të NATO-s ka diskutuar për rolin e KFOR-it në Kosovë dhe për progresin e reformës së sektorit të sigurisë.
“Nikoqir i delegacionit të Republikës së Kosovës në selinë e NATO-s ishte Ambasadori i Britanisë së Madhe në NATO, shkelqësia e tij, z. David Quarrey. Në takim me Ambsadorin Quarrey, diskutuam rreth situatës aktuale gjeopolitike, zhvillmit të Republikës së Kosovës në sektorin e sigurisë, bashkëpunimin e ngushtë që si shtet e ushtri e kemi me Mbretërinë e Bashkuar, dhe drejtimet ku mund të thellojmë bashkëpunimin, e po ashtu diskutuam për raportin që kemi me NATO-n e KFOR-in, si trupa partnere të FSK-së e organe të rëndësishme këshilluese e mbrojtëse të sigurisë. Ndër të tjerash shpreha po ashtu gatishmërinë që si shtet, si Ministri e Mbrojtjes përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës të ofrojmë ndihmë për Ukrainën, duke trajnuar ushtarakë ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme”, ka shkruar Mehaj.

Back to top button