Mehaj tha se s’kanë datë për largimin e ushtarëve ukrainas nga Kosova

Pas situatës së krijuar në Ukrainë është përmendur mundësia që ushtarët e këtij shteti, të cilët shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë, të largohen, por ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se nuk ka një datë konkrete për këtë.
Megjithatë, Mehaj ka thënë se Kosova i respekton nevojat shtetërore të Ukrainës në këtë situatë.
“Nuk kemi datë konkrete… KFOR-i ukrainas është në shërbim të KFOR-it, kanë strukturat e veta, ata i kanë nevojat e veta shtetërore dhe ne i respektojmë këto”, u ka thënë Mehaj gazetarëve.
Kujtojmë që, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kishte ftuar të gjithë vendasit që shërbejnë në të gjitha misionet në botë të forcojnë ushtrinë ukrainase kundër agresionit rus.

Back to top button