Mehaj udhëtoi për vizitë zyrtare në Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj udhëtoi për vizitë katër ditore në Republikën e Turqisë, me ftesë zyrtare të ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.
Gjatë kësaj vizite, Mehaj përveç takimit me homologun e tij, do të realizojë edhe vizita dhe takime në Komandën e Forcave Speciale, Akademinë Ushtarake, si dhe në kompanitë më të njohura turke të industrisë së mbrojtjes.
Gjithashtu, ministri do të vizitojë edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Turqi dhe Qendrën Kulturore Shqiptare në Ankara.
Vizita përkatëse realizohet në kuadër të objektivit të ministrit Mehaj për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral me vendet tona partnere./21Media

Back to top button