Milloshoski: Dorëheqja e ministrit Filipçe është përgjegjësi objektive
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në emisionin “10 Minuta” në TV21, foli edhe për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.
Thotë se dorëheqja është përgjegjësi objektive që duhet të konstatohet sepse ka ndodhur një fatëkeqësi e madhe shëndetësore.
“Dorëheqja e ministrit Filipçe është përgjegjësi objektive që duhet të konstatohet për shkak se ka ndodhur një katastrofë e madhe shëndetësore dhe njerëzore në resorin e tij. Për përgjegjësinë subjektive, nëse ai ka përgjegjësi penale në lidhje me ndërtimin e spitaleve modulare, ose dikush tjetër është përgjegjës për këtë gjë, do të tregojë hetimi. Andaj, mendoj se dorëheqjet nuk duhet të lidhen me hetimin”, tha Milloshoski./TV21.