Mehaj viziton familjarët e viktimave të tragjedisë në Bullgari

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka qëndruar sot për një vizitë te familjarët që humbën më të dashurit e tyre në tragjedinë e autobusit në Struma të Bullgarisë.
Mehaj përmes një postimi në ”Facebook”, ka theksuar se ka shkruar për të lehtësuar dhe ndarë dhembjen me ta.
”Sot isha pranë vëllezërve tanë, familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në tragjedinë që ndodhi në Bullgari. Isha për të lehtësuar dhe ndarë dhembjen me ta, bashkë me nderimin pranë varreve të familjarëve të tyre. Paqim gjithmonë mëshirën e Zotit të Madhërishëm e qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, ka shkruar Mehaj.
Ndryshe, si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një autobus që po kthehej nga Bullgaria për në Maqedoninë Veriore, kanë humbur jetën 45 persona dhe shtatë të tjerë janë lënduar. /21Media

Back to top button