Ambasada amerikane për Dole: Shërbimi i tij të jetë frymëzim për ne

Ambasada amerikane në Kosovë pas lajmit për vdekjen e ish-senatorit, Robert Bob Dole ka thënë se shërbimi i tij duhet të jetë si frymëzim për gjeneratat e reja amerikane dhe kosovare.
“Ndërsa sot mbajmë zi për humbjen e nëpunësit publik dhe senatorit të lartë të shtetit Bob Dole, kujtojmë kontributin e tij të pashoq në Kosovë dhe punën e tij për avancimin e lirive demokratike në mbarë botën. Shërbimi i tij le të jetë frymëzim për ne dhe gjeneratat e reja të amerikanëve dhe kosovarëve”, thuhet në postimin e Ambasadës.
 
Miku i madh i shqiptarëve, Bob Dole, heroi i Luftës së Dytë Botërore dhe ish-kandidati republikan për president, ka vdekur në moshën 98-vjeçare
Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Për nder të tij, në Prishtinë është ngritur busti i tij./21Media

Back to top button