Mehmeti për arrestimin e 8 policëve: Nuk e përfaqësojnë institucionin

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti  u deklarua sot rreth arrestimit të tetë zyrtarëve policor për vepra të ndryshme penale.

Ai tha se këta zyrtarë nuk e përfaqësojnë policinë.

“ Janë individë brenda policisë, por nuk nënkupton që këta individë përfaqësojnë organizatën, përkundrazi policia mbetet e përkushtuar dhe mbetet në detyrë që ta zbatojë ligjin”, tha ndër tjerash Mehmeti.

Tetë zyrtarë policorë janë arrestuar sot në mëngjesin e hershëm të dyshuar për veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike”, “Ushtrimi i ndikimit”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike”./21Media

Back to top button