Mehmeti: Sivjet rritja ekonomike do të jetë 6.6 %


“Edhe investimet e huaja direkte kanë shënuar rritje”

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, vuri në pah parashikimet e këtij institucioni, sipas të cilave norma e rritjes ekonomike për sivjet do të jetë 6.6 për qind. Vlerësoi se lehtësimi i masave anti-COVID që u zbatuan gjatë këtij vitit, bëri që të ketë rritje të ndjeshme ekonomike në vend. Sipas guvernatorit Mehmeti bashkatdhetarët gjatë kësaj vere në Kosovë shpenzuan mbi 630 milionë euro, teksa thotë se remitencat kanë arritur në 651 milionë euro./21Media

Back to top button