Melisa dhe Mustafa çojnë lidhjen një hap tutje! Kanë në plan martesën

Aktorja turke Melisa Aslı Pamuk, e cila muajt e fundit i dha fund lidhjes me futbollistin e Beşiktaşit, Oğuzhan Özyakup, pak kohë pas ndarjes nisi lidhjen me aktorin me prejardhje shqiptare, Mustafa Mert Koç.
Çifti, të lidhur prej nëntë muajsh, duket se kanë plane ta çojnë lidhjen e tyre në një hap tutje.
Melisa dhe Mustafa kanë nisur të bashkëjetojnë dhe kanë bërë të ditur se kanë në plan martesën.
Ata të dy u ‘arratisën’ nga Stambolli për të shijuar fundjavën në Egje.
“Jam aq e lumtur sa nuk kam qenë kurrë në jetën time. Dua shumë martesën”, ka thënë Melisa.
Sot(14 shkurt) në Ditën e të Dashuruarve ata të dy kanë ndarë me ndjekësit në Instagram fotografi me njëri tjetrin, madje kjo është hera parë që ata publikojnë fotografi bashkë./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MMK (@mustafamertkoc)


Back to top button