Digjet një shtëpi në veri të Mitrovicë, familjarët thonë se askush nuk po i strehon

Një shtëpi është djegur mbrëmë në veri të Mitrovicës.
Rastin për rtv21.tv sonte e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
Hoti ka deklaruar se dyshohet se shkaktar i zjarrit ishte energjia elektrike.
Familjarët, shtëpia e së cilëve është djegur mbrëmë, kanë thënë për rtv21.tv se askush nuk po i strehon.
“Jam mbet me bashkëshortin dhe 5 fëmijë në mes të oborrit prej djeshit. Kam kërku ndihmë për naj strehim në komunë, po nuk kanë ofruar. Nuk po na jep ndihmë askush”, kanë thënë ata./21Media






 

Back to top button