Melisa dhe Mustafa i japin fund romancës së tyre

1 min read

Mustafa Mert Koç i cili për publikun shqiptar u bë i njohur me rolin e “Omerit” nga seriali “Emri im është engjëll” dhe aktorja e njohur turke, Melisa Aslı Pamuk janë ndarë.

Sipas mediave turke, dyshja kanë larguar njëri-tjetrin nga llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Melisa, ka larguar edhe fotografitë e përbashkëta me Mustafën.

Kujtojmë se, Mustafa para se të bëhej pjesë e botës së aktrimit ka qenë i njohur për zërin e tij unik. Kurse, Melisa fitoi titullin “Miss Turqia” në vitin 2011./21Media