Meliza Haradinaj angazhohet si eksperte e jashtme në Presidencë

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj, është angazhuar në Presidencë.

Haradinaj nuk do të jetë këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, por do ta kryejë detyrën e ekspertes së jashtme për Çështjet Evropiane.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

“Ajo është e angazhuar si eksperte e jashtme për Çështje Evropiane dhe jo këshilltare e presidentes”, ka thënë Kupina. /21Media

 

Back to top button